leoni

Komuna e Malishevës ndanë 224 bursa për studentë

Drejtoria për Arsim dhe Edukim edhe për vitin 2019/2020 shpalli konkurs për bursa për studentët e rregullt që vazhdojnë studimet në universitetet publike e që janë me vendbanim nga Komuna e Malishevës, këtë konkurs e mbështeti fuqishëm, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj i cili mori vendim që t’u ndahen bursa studentëve. Përfitues të bursave për vitin akademik 2019/2020 nga Komuna e Malishevës janë 224 studentë të cilët vazhdojnë studimet nëpër drejtime të ndryshme, me këtë rast, studentëve u kërkohet angazhim në studim dhe mësim sa më cilësor në fushat që studiojnë dhe sa më parë të përfundojnë me studime e kontribuojnë në zhvillimin e vendit. Komuna e Malishevës, vazhdon të ketë prioritet në politikat qeveritare lokale, mbështetjen e studentëve edhe në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu e ka vizituar bletarin ferizajas Nexhat Mustafa

API Therapy “Bleta” që udhëhiqet nga bletari i suksesshëm ferizajas Nexhat Mustafa, është një nga …