Nënshkruhen marrëveshje inicimi për dy projekte në Komunën e Malishevës

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe Fondi i Kosovës për Efiçencë të Energjisë (FKEE), i përfaqësuar nga Admir Shala, Drejtor Menaxhues nënshkruan marrëveshje inicimi për dy projekte në Komunën e Malishevës. Përfitues të këtyre projekteve do të jenë, objekti i administratës komunale dhe gjimnazi. “ Hamdi Berisha”, palët bien dakord që ta iniciojnë implementimin e PKEE për këto projekte. Për t’i realizuar këto projekte janë disa partnerë, FKEE, IDA, Programi i Partneritetit i Bankës Botërore dhe Programi, Fondi i Donatorëve të Mirëbesimit. Kjo marrëveshje iniciues vazhdon këtë vit me grupet punues për hartimin e projektit dhe fillimi praktik i implementimit për vitin e ardhshëm.

Kontrolloni gjithashtu

U hap ekspozita personale me veprat e artistes Arbëresha Hasani Ameti

“Midis katrahurës së teksturës dhe zhurmës melodike” titullohet ekspozita personale që u hap mbrëmë në …