RAHOVECI FITON GRANTIN PËR PERFORMANCËN MË TË MIRË KOMUNALE PËR VITIN 2019- 655,147.23€

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, përmes rrjetit të tij facebook ka njoftuar se komuna e Rahovecit ka marrë çmimin për performancën më të mirë komunale për vitin 2019 dhe zyrtarisht është renditur si komuna e dytë për sa i përket vlerësimit për performancën më të mirë. Granti i performancës do të shërbejë si shpërblim për ndryshime pozitive në komunë, por edhe si mjet për nxitjen e mëtejshme për zhvillim ekonomik, rritjen e investimeve kapitale si dhe fuqizimin e kapaciteteve të komunës së Rahovecit në dobi të mirëqenies së qytetarëve tanë. Ky çmim është dëshmi për seriozitetin, përkushtimin dhe efikasitetin e ekzekutivit komunal në Rahovec. Kemi edhe shumë punë para vetes, por jemi në rrugë të drejtë për t’u bërë shembull model i qeverisjes lokale në nivel vendi. Kryetari Latifi tutje shtoui, Shfrytëzoj rastin ta falënderoj Ministrinë e Pushtetit Lokal për çmimin, po ashtu, falënderoj ekipin tim, drejtorët e drejtorive për punën e tyre si dhe gjithë grupin punues për performancë komunale për përkushtimin e treguar dhe angazhimin e përgjegjshëm të tyre! Ju siguroj se, edhe në të ardhmen nuk do të mungojë vullneti, gatishmëria, angazhimi dhe përkushtimi për arritje edhe më të lartë të performancës si në fushën e planifikimit urban e rural, menaxhimin e mbeturinave si faktor kyç për ruajtjen e mjedisit, ngritje të cilësisë në shërbime shëndetësore, administrative, arsimore e kulturore, avancim të shërbimeve publike etj. Urime bashkëqytetarë, vazhdojmë tutje drejt sukseseve të reja! Ka thënë kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi vizitoi QKMF “DR. Fahredin Hoti”

Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti”, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë …