Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Heset Kaçiku, vëllau i dëshmorit të kombit, komandantit Ahmet Kaçikut

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Heset Kaçiku, vëllau i dëshmorit të kombit, komandantit Ahmet Kaçiku

Pas një sëmundje të gjatë ka vdekur veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Heset Kaçiku, vëllau i dëshmorit të kombit, komandantit Ahmet Kaçikut, në Zonën e Nerodimes. Njoftimin për vdekjen e tij në rrjetet sociale e ka bërë mbesa e tij, vajza e Ahmetit, Festina. Me këtë rast, i pari i Ferizajt, Agim Aliu përmes telegramit, i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe të njohurve të të ndjerit. “Me dhembje e mora lajmin se nga kjo botë u nda Heset Kaçiku, vëllai i Heroit të Kosovës, Ahmet Kaçiku. Familjes së nderuar patriotike e kontributplote ndër breza për komb e atdhe iu nda familjari i dashur. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe të njohurve të të ndjerit. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës” thuhet në telegram.

Kontrolloni gjithashtu

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës

LSHK organizon manifestimin tradicional “Esad Mekuli” më 17 dhjetor në Prishtinë

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës (LSHK) do të mbajë më 17 dhjetor 2025, të mërkurën, …