leoni

Regjistrohen edhe pesë raste me covid-19 në Malishevë

Sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar edhe pesë raste të reja me cvodi-19. Këto janë konfirmuar në komunikim zyrtar të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, me Komunën e Malishevës. Rastet e ditës së sotme, të regjistruara me covid-19, janë në këto vendbanime: 2 raste në Banjë, 1 rast në Malishevë, 1 rast në Senik dhe 1 rast në Ngucat. Numri i rasteve aktive në Komunën e Malishevës, është 39 raste. Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga data 14 mars e deri më sot, janë regjistruar 228 raste, prej tyre 168 janë shëruar, 21 persona kanë vdekur, ndërsa raste aktive janë edhe 39 raste.

Kontrolloni gjithashtu

Gremja bëhet me kopsht të fëmijëve

Të vegjlit e fshatit Greme dhe të zonave përreth, tashmë kanë kopshtin e tyre për …