Është ndarë nga jeta veterani i luftës së UÇK-së, Habib Xhylani nga Baica e Drenasit. Lajmin e ka bërë të ditur bashkëluftëtari gjenerali Jahir Demaku përmes një postimi në rrjetin social. “Sot mora një lajm të rënd e besoj që të gjithë ata që e kanë njohur ushtarin e UÇK- së të ndjerin Habib Xhylanin do të ndjejnë dhimbje por njëkohësisht edhe krenari që kemi pas fatin ta njohim një burrë me karakter të fortë familjar i shkëlqyeshëm prandaj ju shprehu ngushëllimet me te sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë bashkëluftëtareve”, ka shkruar ai.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
