Dëmet nga breshëri në komunën e Deçanit kanë prekur 145 fermer

Sot drejtori i Bujqësisë në komunën e Deçanit Rifat Stojkaj, ka dorëzuar në Ministrinë e Bujqësisë “Raportin Komunal mbi demet e shkaktuara nga breshëri në Komunën e Deçanit”. Sipas drejtorit Stojkaj dhe ekipit komunal njohës të kësaj fushe, të cilët kanë dal në teren, në komunën e Deçanit janë dëmtuar 145 fermer në vlerë 180.000 euro. Ftojmë ministrin e bujqësisë qe sa me shpejt të merr vendim dhe te ngritë fondin e nevojshëm për kompensimin e këtyre dëmeve qe janë të konsiderueshme për fermerët. Stojkaj ka falënderuar edhe komisionin komunal qe ka bërë një punë të jashtëzakonshme me një profesionalizëm te shkëlqyer në vlerësimin e dëmeve dhe hartimin e këtij raporti.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci: 11 Marsi është kufiri i territ me agun e lirisë

Në përvjetorin e fillimit të demonstratave më 11 Mars 1981, Ramiz Lladrovci ka theksuar se …