Ka filluar mësimi në shkollat e komunës së Deçanit

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka vizituar nxënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollorë, me këtë rast ai ka thënë: Të nderuar udhëheqës të arsimit, mësimdhëniës dhe nxënës të Komunës së Deçanit; urime viti i ri shkollor edhe pse ndryshe nga vitet tjera, ju dëshiroj vit të suksesshëm, shumë kreativitet në punë, mësim, durim për të tejkaluar çdo vështirësi eventuale si dhe komunikim e bashkëpunim për më të mirën e arsimimit të brezave të rinj. Arsimimi i fëmijëve tanë është investimi ynë i përbashkët për të ardhmen e Kosovës!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …