Në komunën e Vitisë, numri i të infektuarve në rënie ndërsa i të shëruarve në rritje

Situata aktuale epidemiologjike në komunën e Vitisë është stabile dhe e menaxhueshme, u tha në takimin e rregullt të Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim në Viti. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk ka pasur raste të reja me Covid 19, ndërkohë që u bë e ditur se numri i të shëruarve është në rritje. Aktualisht, numri i rasteve aktive është 32. Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, theksoi se është duke u menaxhuar situata suksesshëm nga të gjitha instancat dhe numri në rënie i të infektuarve është shpresëdhënës. Komandanti i stacionit policor në Viti, kapiten Afrim Halili, tha se janë të angazhuar që të përcjellin situatën dhe se nuk ka pasur ndonjë incident apo mos respektim të masave nga ana e qytetarëve që duhet veçuar. Ndërkohë nga Drejtoria e Arsimit, u raportua se mësimi po zhvillohet në suaza normale dhe ka filluar edhe faza e dytë e mësimit për disa klasë që nuk patën filluar para një jave.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Në 25-vjetorin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndjeva krenari dhe motiv të jashtëzakonshëm për rrugën përpara

Me besim në Zot, Atdhe e Shtet – përherë dhe përgjithmonë! Në 25-vjetorin e Aleancës …