AAK

AAK i kundërpërgjigjet deklaratave të kryediplomatit rus

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i është kundërpërgjigjur deklaratave të ministrit rus të Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov, i cili ka thënë se për Haradinajn ka pasur fakte që është fajtor për krime lufte, por nuk është dënuar nga Haga. Për AAK-në, kjo deklaratë është e pavërtetë, duke përkujtuar se kushdo nga Haradinajt i është përgjigjur çdo herë drejtësisë. “Ramush Haradinaj nga posti i Kryeministrit të Kosovës, e ka përmbushur obligimin e tij ndaj drejtësisë ndërkombëtare, dhe është shpallur i pafajshëm, nga të gjitha akuzat e ngritura nga Tribunali i Hagës, në dy procese. Për më tepër ai nuk i është shmangur drejtësisë ndërkombëtare, siç ka ndodhur me shumë të akuzuar serbë, të cilët sot i merr në mbrojtje Ministri Lavrov”, thuhet në reagimin e AAK-së. Sipas këtij subjekti, vetëm njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Rusisë, ndihmon pajtimin e popujve dhe stabilitetin rajonal, e jo deklaratat armiqësore.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti pretendon se gjatë qeverisjes së tij, për katër vite janë punësuar 85 mijë punëtor

Gjatë tubimit të fushatës zgjedhore me anëtar dhe simpatizant të partisë Vetëvendosje, lideri i kësaj …