Prezantohet puna e deritanishme e procesit të hartimit të Hartës Zonale të Komunës së Rahovecit

Në Sallën e Kuvendit të komunës së Rahovecit, në një takim me Ekipin Komunal për Planifikim, Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit si dhe kompania e kontraktuar nga Komuna e Rahovecit, kanë bërë prezantimin e punës së deritanishme të procesit të hartimit të Hartës Zonale të Komunës së Rahovecit. Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i procesit dhe të draft-planit të Hartës Zonale të Komunës së Rahovecit (HZK). Në takim, veç̧ tjerash u diskutua që të bëhet Vlerësimi Strategjik Mjedisor i Hartës Zonale si dhe bashkë u dakorduan që të fillojnë edhe diskutimet publike me qytetarë rreth këtij plani në mënyrë që të merren edhe këshillat, idetë, kritikat e propozimet, dhe pastaj të inkorporohen në plan.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Shqiponja e Dushkajës qëndron si simbol i pathyeshmërisë dhe dashurisë për atdhe

Në fshatin Shqiponjë, ish-Jabllanicë e Gjakovës, u shënua të shtunën 26-vjetori i çlirimit nga forcat …