Në Budrikë të Vitisë asfaltohet një rrugë që lidhë mes vete komunat Viti dhe Gjilan

Komuna e Vitisë po vazhdon me projekte infrastrukturore në të gjitha lokalitetet e kësaj komune. Me këtë rast kanë filluar punimet në asfaltimin e rrugës alternative nga fshati Budrikë e Vitisë deri në komunën e Gjilanit. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me zëvendësin e tij, Hasan Aliu dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira kanë vizituar punimet qe po zhvilloheshin. Asfaltimi i kësaj rruge është mirëpritur nga banorët jo vetëm të fshatit Budrikë por edhe të fshatrave të tjera pasi që po rregullohet edhe një rrugë alternative që lidhë mes veti Komunat Gjilan dhe Viti.

Kontrolloni gjithashtu

Klubi i Çiklizmit “Bike Club Deçani” organizoi marshin simbolik për të nderuar Luan Haradinajn, në ditën e rënies së tij

Klubi i Çiklizmit “Bike Club Deçani” të martën më 6 maj organizuan marshin simbolik nga …