leoni

Regjistrohen tri raste me covid në Malishevë

Sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar tri raste të reja me covid-19. Këto të dhëna janë konfirmuar në komunikimin e rregullt të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës. Rastet e reja me covid-19, janë regjistruar në Kijevë 2 raste dhe 1 rast në Pagarushë, ndërsa numri i rasteve aktive në territorin Komunës së Malishevës, është 12 raste. Gjendja e përgjithshme me Covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës, është kjo: nga data 14 mars 2020, e deri më sot, me Covid-19 janë regjistruar 259 persona, prej tyre 223 janë shëruar, 24 kanë vdekur, ndërsa aktiv me Covid-19 janë 12 persona.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Në 25-vjetorin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndjeva krenari dhe motiv të jashtëzakonshëm për rrugën përpara

Me besim në Zot, Atdhe e Shtet – përherë dhe përgjithmonë! Në 25-vjetorin e Aleancës …