Mbahet mbledhja e tretë e Komitetit për Komunitete në komunën e Rahovecit

Nën kryesimin e kryesuesit të Komiteti për Komunitete në komunën e Rahovecit, Bajram Morina, është mbajtur mbledhja e tretë e këtij Komiteti, të pranishëm në këtë mbledhje kanë qenë edhe anëtarët të cilët e bëjnë këtë Komitet. Shef i Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim në komunën e Rahovecit, Lendrit Qeli, ka folur për Zbatimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit të Qeverisë për integrimin e komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptas, duke thënë se në kuadër të këtyre dokumenteve janë katër komponentë e që do të merremi në vazhdimësi: Arsimi, banimi, shëndetësia dhe mirëqenia sociale dhe se më shumë mjete janë ndarë për banim. Qeli është shprehur se përgatitja e këtyre dokumenteve edhe pse me vonesë është bërë me mbështetjen e donatorëve të ndryshëm, sigurisht që me ndihmën e donatorëve dhe bashkëpunimit të komunës, do të gjejnë zbatim këto dokumente dhe se qytetarët e komuniteteve jo shumicë që jetojnë në komunën e Rahovecit do të preken përmes projekteve të ndryshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi vizitoi QKMF “DR. Fahredin Hoti”

Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti”, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë …