Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) i Komunës së Rahovecit, sot ka mbajtur mbledhjen e dhjetë të rregullt për vitin 2020, në të cilën janë miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës dhe kalimin e tyre për shqyrtim në mbledhjen e radhës së Kuvendit të Komunës së Rahovecit. Pas diskutimeve nga anëtarët e KPF-së për mbledhjen e ardhshme të Kuvendit Komunal janë rekomanduar këto pika:
– Shqyrtimi i Raportit Financiar për periudhën kohore Janar-Shtator 2020;
– Shqyrtimi i Propozim vendimit për transfere dhe rialokim të mjeteve;
– Shqyrtimi i Propozim të kryetarit të komunës, për caktimin e lokalcionit për trajtimin dhe deponimin e mbeturinave inerte, Celinë, Nagavc, Krushë e Madhe;
– Shqyrtimi i Propozim vendimit të kryetarit të komunës, për shpalljen me interes të përgjithshëm P-71510057-00817-0-Rahovec;
– Shqyrtimi i Propozim vendimit të kryetarit të komunës, për shpalljen me interes të përgjithshëm P-7150037-01015-96, Xërxë;
– Shqyrtimi i Propozim vendimit të kryetarit të komunës, për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim afatshkurtër personave fizik dhe juridik-Rahovec;
– Shqyrtimi i Propozim vendimit të kryetarit të komunës, për lirimin nga qiraja të gjithë shfrytëzuesit e pronës së paluajtshme komunale;
– Informatë nga DKA-ja për fillimin e vitit të Ri Shkollor 2020/2021.