KPF mbajti mbledhjen e VII-të të rregullt

Është mbajtur sot mbledhja e shtatë e Komitetit për Politikë e Financa në komunën e Vitisë, me ç’ rast janë shqyrtuar një varg pikash të rendit të ditës të parapara për këtë mbledhje, të cilat me pas edhe janë aprovuar dhe proceduar për seancën e Kuvendit Komunal. Ndër pikat që më së shumti u diskutua në këtë mbledhje, ishte ajo e pasqyrave financiare të buxhetit komunal për periudhën janar-shtator 2020. Ndërkohë që anëtarët e KPF-së, aprovuan pikat e propozim vendimit për shpalljen në diskutim publik të propozim rregullore për përkujdesjen dhe mbrojtjen e fëmijës, propozim vendimi për formimin e komisionit për shqyrtimin e ankesave të ankandit publik për dhënien e pronës në shfrytëzim afatshkurtër dhe afatgjatë, propozim vendimi për dhënien në shfrytëzim të Pronës Komunale NPSH “ARENA SPORT” në Kabash, pastaj nisma për nxitjen e bashkëpunimit nder komunal e kryetarit të komunës së Vitisë me Komunat e Republikës së Kosovës në fushat e përgjithshme si infrastrukturë rrugore, ekonomi bujqësi etj, propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit të nismës së kryetarit të komunës së Vitisë me Komunat e Republikës së Kosovës në fushat e përgjithshme si infrastrukturë rrugore, ekonomi bujqësi etj, propozim vendimin për autorizimin e Kryetarit të Komunës së Vitisë për të filluar konsultimet me Komunat e Republikës së Kosovës në fushat e përgjithshme si infrastrukturë rrugore, ekonomi bujqësi etj. Njëkohësisht u dha një informatë lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Komunës së Vitisë për vitin e përfunduar me 31.12.2019, u prezantua plani i Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të dhëna në Raportin e Auditimit nga zyra Kombëtare e Auditimit për Vitin 2019, një informatë e prokurimeve dhe kontratave të nënshkruara për nëntëmujorin 2020, si dhe një informatë për raportin e performances për vitin 2019 të Komunës së Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi vizitoi QKMF “DR. Fahredin Hoti”

Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti”, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë …