35 vullnetarë nga Duhla dhuruan gjak

Organizuar nga QKMF- në Suharekë dhe me iniciativë të banorëve te fshatit Duhël, janë tubuar sasi e konsiderueshme  e gjakut për nevoja të Qendrës Kombëtare për Transfuzion të gjakut të Komunës së Suharekës. Sasia e tubuar do të përdorët për nevojat e fëmijëve të sëmurë nga kanceri në Klinikën e Pediatrisë në QKUK-në Prishtinë. Aksioni  i dhurimit të gjakut është organizuar  brenda lokaleve të QMF-së në Duhël, ndërsa dhurues kanë qenë banorët e Duhlës dhe rrethinës së saj. Ky gjest  i mirë  dhe human i këtyre banorëve, do të ishte mirë  të merrej shembull edhe nga banorët tjerë të fshatrave të komunës së Suharekës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti priti në takim mësuesin Gafurr Azemi me rastin e pensionimit

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim falënderues mësuesin …