Njoftim nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në Rahovec

Të nderuar qytetarë të komunës së Rahovecit, ju njoftojmë se nga nesër me datë 28 tetor 2020 do të bllokohet rruga “Xhelal Hajda-Toni”, nga stacioni i autobusëve në drejtim të rrugës kryesore deri te pika e karburantit Veda Petrol, në gjatësi prej 500 metrave. Kanali për trajtimin e ujërave atmosferik do të punohet pjesë-pjesë (çdo 50 metra) dhe kërkohet durim deri në përfundim të punimeve! Të nderuar qytetarë kërkojmë mirëkuptimin tuaj dhe zgjedhni rrugët alternative deri sa jemi duke punuar në atë segment!

Zyra për Marrëdhënie me Publikun në komunën e Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për zgjedhjen e Kryetarëve dhe Këshillave të Lagjeve Urbane, fshatërave dhe vendbanimeve në komunën e Rahovecit

Komisioni për udhëheqjen dhe koordinimin e procesit të zgjedhjes së këshillave lokale ka mbajtur takimin …