Deçani po e realizon për herë të parë një projekt që synon aktivizimin në sektorin e turizmit

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, përmes një postimi në facebook ka njoftuar se, Deçani po e realizon për herë të parë një projekt që synon aktivizimin në sektorin e turizmit, financuar nga fondet e IPA-2. Në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar me Malin e Zi dhe Komunën e Andrijevicës, do të ndërtohet Shtëpia Alpiniste për Shoqatën Bjeshkatare “Shkëlzen Haradinaj” në bjeshkën e Belegut. Falënderim të veçantë për drejtoreshën  për Ekonomi dhe Zhvillim Fitore Hulaj, për kontributin e saj, dhënë për këtë projekt! Ka thënë ndër të tjera kryetari Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …