Task Forca për arsim në nivel komunal mbajti një takim të rregullt konsultativ

Është mbajtur takimi i rregullt i Task Forcës për arsim në nivel komunal të komunës së Rahovecit, në të cilin u analizua gjendja në arsim pas paraqitjes së 2 rasteve të mësimdhënësve të infektuar me Covid 19. Task-forca për arsim në nivel komunal përbëhet nga përfaqësuesit e institucioneve si, Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, Avni Morina drejtor i Drejtorisë për Arsim, Afrim Limani drejtor i Drejtorisë për Buxhet e Financa, Samir Mustafa drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe Mejdi Shehu Inspektor Sanitar. Sipas, drejtorit Avni Morina i cili raportoi para kësaj task-force, tha se dy të infektuarit tashmë janë izoluar së bashku me familjarët e tyre dhe po u përmbahen udhëzimeve të QKMF-së, IKSHPK-së dhe Task Forcës Komunale. Procesi mësimor në shkollat e komunës së Rahovecit po vazhdon në përputhje me planin e punës së Task Forcës Komunale dhe Task Forcave të Shkollave. Shkollat janë të pajisura me dezinfektues dhe me të gjitha pajisjet higjienike.

Kontrolloni gjithashtu

Të premtën me 24 tetor në Deçan mbahet Festivali i Gështenjës

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …