Vazhdojnë punimet në ndërtimin e objektit të ri të shkollës “Liria” në Fortesë

Drejtori i Drejtorisë për Arsim në komunën e Rahovecit, Avni Morina, ka vizituar objektin e shkollës fillore ”Liria” në Fortesë, për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në ndërtimin e kësaj shkolle. Punimet në ndërtimin e objektit të shkollës së re në Fortesë, janë duke u realizuar sipas dinamikës së paraparë.

Pas izolimit dhe fasadimit të objektit të sallës së edukatës fizike, punët po vazhdojnë në izolimin dhe fasadimin e jashtëm të objektit të shkollës, për të vazhduar pastaj me mbulesën e kulmit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi vizitoi QKMF “DR. Fahredin Hoti”

Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti”, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë …