leoni

Njoftim publik për mbajtjen e mbledhjes së njëmbëdhjetë të Komitetit për Politik dhe Financa në komunën e Rahovecit

Njoftohen qytetarët e Komunës së Rahovecit se mbledhja e njëmbëdhjetë e Komiteti për Politik dhe Financa, do të mbahet me 17 Nëntor  2020 (e martë ), duke filluar në ora 10:00, mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal e cila gjendet në objektin e ri të administratës komunale të Rahovecit. Për këtë mbledhje kryesuesi i Kuvendit Komunal, Afrim Dina ka propozuar këtë rend dite:

– Aprovimi i Procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

– Shqyrtimi i vendimit për vënien në debat publik të Koncept Planit për Deponin e Mbeturinave të Ngurta;

– Shqyrtimi i Propozim vendimit për vënien në debat publik të Koncept Planit për Deponin e Mbeturinave të Vëllimshme;

– Shqyrtimi i Propozim vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër personave juridik P-02279-0,02280-0,02281-0;

– Shqyrtimi i Propozim vendimit për ndërrim destinimin e tokës bujqësore në tokë ndërtimore;

– Shqyrtimi i Draft Rregullores për Përkujdesje dhe Mbrojtje të Fëmijëve dhe marrja e vendimit për dalje në debat publik;

– Të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Në 25-vjetorin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndjeva krenari dhe motiv të jashtëzakonshëm për rrugën përpara

Me besim në Zot, Atdhe e Shtet – përherë dhe përgjithmonë! Në 25-vjetorin e Aleancës …