Gjendje e paqëndrueshme epidemiologjike

Gjendja epidemiologjike në Komunën e Vitisë vlerësohet e paqëndrueshme. Rritja e numrit të të infektuarve me Covid-19, ka ngritur edhe gatishmërinë e Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH) dhe të institucioneve komunale. Në mbledhjen e rregullt, të këtij komiteti, këtë të shtunë, u kërkua zbatim strikt i masave mbrojtëse, për të shmangur përkeqësimin e gjendjes. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, tha se nëse numri i rasteve të reja rritet këto ditë, atëherë komuna hyn në Zonë e ashtuquajtur të kuqe dhe i nënshtrohet karantinimit. Kështu që për të mos ardhur puna deri këtu, ka kërkuar nga të gjithë kujdes maksimal.

Aktualisht në Komunën e Vitisë janë 119 raste pozitive me virusin Covid-19.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci: 11 Marsi është kufiri i territ me agun e lirisë

Në përvjetorin e fillimit të demonstratave më 11 Mars 1981, Ramiz Lladrovci ka theksuar se …