NËNSHKRIMI I MARRËVESHJES PËR STERILIZIMIN DHE VAKSINIMIN E QENËVE ENDACAK

Në Junik u nënshkrua marrëveshje në mes të palëve të interesit për fillimin e zbatimit të projektit “Sterilizimi dhe Vaksinimi i Qenve endacak”, projekti i cili do të vazhdoj zhvillimin me projektin e përbashkët ndërkomunal, ku komuna e Junikut do jetë partner në bashkëpunim me LMT-Junik dhe Organizatat për mbrojtjen e kafshëve, projekt i cili do identifikoj mundësitë dhe implementoj aktivitete me synim të realizimit të objektivave të përbashkëta për të arritur qëllimin në minimalizimin dhe zgjedhjen e problematikës dhe shqetësimit nacional për trajtimin e qenve endacak. Komuna e Junikut po vazhdon angazhimin e saj në thellimin e bashkëpunimit të mirë me bashkëpunëtorët dhe donatorët për çka iu është falënderues me qëllim të arritjes së objektivave komunale. Projekti është mbështetur dhe financuar nga LMT Junik gjegjësisht KFOR-i Italian.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci: 11 Marsi është kufiri i territ me agun e lirisë

Në përvjetorin e fillimit të demonstratave më 11 Mars 1981, Ramiz Lladrovci ka theksuar se …