KA NDERRUAR JETE, ING. NAZMI PECI (28.10.1953 – 18.11.2020)

KA NDERRUAR JETE, ING. NAZMI PECI (28.10.1953 – 18.11.2020)

Mbrëmë rreth orës 23 :00, ka ndërruar jetë veprimtari shumëvjeçar i Degës së LDK-së në Zvicër, inxhinieri Nazm Peci. I ndjeri ishte njëri nga themeluesit e Degës së LDK-së në Zvicër dhe njëherit nënkryetar shumëvjeçar i kësaj Dege. Nazmi Peci, ka qenë kryetar i I-rë i Fondit të Trepërqindshit, dhe vazhdimisht ka pasur funksione me rëndësi, në të gjitha proceset nëpër të cilat kaloi Kosova.

Vlenë të theksohet se Ing. Nazmi Peci, ishte i burgosur politik dhe njëri nga 215, intelektualët shqiptarë që iu nënshtruar izolimit dhe dhunës serbe. Para se të emigroj në Zvicër, ka punuar Inxhinier dhe ka pasur poste drejtuese në Kombinatin Xehtaro Metalurgjik “TREPÇA” në Mitrovicë. Pas emigrmit në Zvicër, që nga viti 1990, ai iu përkushtua veprimtarive politike dhe  ishte ndër personalitetet më të shquara të diasporës dhe një veprimtar i zellshëm dhe i dashur për të gjithë.

Paraqitja e fundit publike e Nazmi Pecit, ishte më 18 nëntor 2018, në një aktivitet kulturor, ndërsa pak kohë më vonë, më 12 janar 2019, nga një sëmudje e rëndë u detyrua të heq dorë nga jeta publike për t’iu kthyer familjes. Që nga atëherë Ing. Nazmi Peci, ka lënguar duke u mbyllur në rrethin familjar, larg rrethit dhe shoqërisë.

Siç mësojmë nga familja e tij, Nazmi Peci, nuk e fitoi betejën me pandeminë Cowid 19.  Së shpejti ai do të kthehet për të fundit herë në Kosovë dhe do të varroset në vendlindjen e tij në Mitrovicë.

(Shefqet Dibrani)

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të ndjeshëm kulturor dhe kombëtar që ilustron gjendjen e shqiptarëve autoktonë në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Rrafshnalta e Peshterit, një trevë e rëndësishme në Sanxhak, me mbi 95 për qind të popullsisë myslimane me prejardhje shqiptare, u okupua nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 1912. Në më shumë se 200 vendbanime të kësaj zone, edhe sot në disa fshatra dëgjohet gjuha shqipe, e cila ka mbijetuar, pavarësisht mohimit të identitetit kombëtar dhe të drejtës për vetëdeklarim. Një rast i tillë është ky i fshatit Ugëll (Ugao), në kufi me Malin e Zi, ku banorët na kanë dërguar fotografi të të dy epitafeve të shkruara në gjuhën shqipe për Fatë Aliçkaj (1910–1966), e lindur në Jezgroviq të komunës së Tutinit dhe e vendosur në Ugëll. Epitafet janë përgatitur për të shënuar varrin e saj në varrezat e fshatit Ugëll, por për arsye ende të paqarta nuk janë vendosur kurrë. Dyshohet se për shkak të tekstit të epitafit në gjuhën shqipe, familjarët nuk kanë pasur guximin t’i vendosin ato. Kjo po ndodh pavarësisht faktit se në kohën e vdekjes së saj, gjuha shqipe flitej nga të gjithë banorët e zonës. Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, i drejtohemi Ministrisë për Evropë e Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, respektivisht Ambasadës së Republikës së Shqiptare në Beograd, që ta vizitojnë këtë fshat dhe të njihen nga afër me gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhak. Shoqata jonë ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Boshnjak (BNV), përmes së cilës ka status participues e konsultativ në këtë institucion dhe vepron në Sanxhak. Rasti i epitafeve është vetëm një nga qindra shembuj të diskriminimit që pengon zhvillimin e jetës normale në këtë krahinë të banuar me shqiptarë autoktonë. Ismet Azizi Kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”

“Kosova për Sanxhakun”: Rasti i epitafit në gjuhën shqipe në fshatin Ugëll të Peshterit në Sanxhak

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të …