Mbrëmje artistike me Ansamblin "Hasan Prishtina"

Mbrëmje artistike me Ansamblin “Hasan Prishtina”

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Hasan Prishtina” ju fton në një mbrëmje të veçantë artistike, që do të mbahet më 31 tetor 2025, duke filluar nga ora 18:00, në Sallën e Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri.

Në këtë natë plot ritëm, këngë e emocion, do të performojnë solistët: Shaban Krasniqi, Lidije Pasoma, Esat Maxhuni, Fazli Rashica, Lulzim Krasniqi, Driton Jakupi, Mërgim Zeka, Aela Salihu, Diar Meholli, Yll Krasniqi, Elda Arifi, Ari Krasniqi dhe Elsa Binaku.

Një mbrëmje ku kultura jonë do të marrë frymë përmes zërit dhe hapave të artistëve tanë, duke sjellë afër jush trashëgiminë tonë muzikore dhe shpirtin e vërtetë të artit shqiptar.

Kontrolloni gjithashtu

Nis peticioni për heqjen e emrit “Uroshevac” nga përdorimi zyrtar, mbështetet nga Komuna dhe partitë politike

Në Ferizaj ka nisur nënshkrimi i peticionit “Për një Ferizaj pa Uroshevac”, një nismë qytetare …