Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, priti në takim pjesëtarë të FSK-së

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, priti në takim pjesëtarë të FSK-së me në krye Komandantin e Gardës Kombëtare Gjeneral Brigade Xhevahir Geci. Takimi është realizuat me rastin e përfundimit të punimeve për vitin 2020 në deminimin dhe pastrimin e zonave të dyshuara me mjetet e pashpërthyera në komunën e Hanit të Elezit. Njësia Tango 2 e Kompanisë së deminimit EOD gjatë vitit 2020 ka realizuar pastrimin e vendeve të dyshuara në zonën kadastrale të fshatit Seqishtë. Sipas raportit të cilin ia prezantuan Kryetarit Suma, janë pastruar gjithsej 11.888 metra katrorë. Kryetari Suma në emër të banorëve të Komunës së Hanit të Elezit e falënderoi për vizitën Gjeneral Gecin dhe njëherit për angazhimi e pjesëtarëve të deminimit në menjanimin e mjeteve të pashpërthyera të cilat edhe 20 vite pas lufte po e rrezikojnë jetën e banorëve të komunës së Hanit të Elezit.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …