Për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit Kombëtar në Komunën e Rahovecit, është bërë zbulimi e pllakave përkujtimore në Rahovec dhe Celinë

Në kuadër të aktiviteteve për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit Kombëtar, Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtor, ish- bashkëluftëtar dhe familjar kanë bërë zbulimin e pllakave përkujtimore në Rahovec në shtëpinë e dëshmorit të kombit Sadedin Bajram Hajdës, vëlla i heroit, Xhelal Hajda-Toni, në shtëpinë e Halil Mullabazit, vëlla i heroit të kombit Selajdin Mullabazi Mici dhe në Celinë – në shtëpinë e bashkëluftëtarit të Sali Fazliu. “Me vendosjen e pllakave përkujtimore institucionalizohen vlerat e UÇK-së. Çdo tentim njollosje ndaj UÇK-së nuk do të zë vend në asnjë gjeneratë. Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit tonë që sakrifikuan jetën për atdhe, mirënjohje dhe falënderim për familjet që shtëpitë e tyre i kthyen në baza të UÇK-së”- ka thënë Kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …