leoni

Veterani i luftës së UÇK-së, Faik Zogaj nga Mleqani i Komunës së Malishevës, është bërë me shtëpi të re

Veterani i luftës së UÇK-së, Faik Zogaj nga Mleqani i Komunës së Malishevës, është bërë me shtëpi të re

Një ditë para shënimit të festës së 28 Nëntorit, veterani i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faik Zogaj nga Mleqani i Komunës së Malishevës, është bërë me shtëpi të re. Shtëpia e veteranit Zogaj është mundësuar nga Komuna e Malishevës, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe donatorët tjerë. Në ceremoninë e dhënies së çelësave për shtëpinë e re, ishin të pranishëm, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha me bashkëpunëtor dhe kryetari i degës së OVL të UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu, të cilët e kanë uruar veteranin Faik Zogaj për shtëpinë e re. “Kryetari Begaj dhe qeveria komunale, gjithmonë kanë qenë të përkushtuar për ti përkrahur kategoritë e caktuara të shoqërisë, sidomos ata që kanë nevojë për banim, e në veçanti kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së. Përveç nevojës që keni pasur për shtëpi banimi, ju e keni merituar këtë, me kontributin e dhënë për vendin, prandaj e gëzofshi shtëpinë dhe ne premtojmë se gjithmonë do të jemi përkrah juve”, ka thënë nënkryetari Hajdin Berisha, me rastin e përurimit të shtëpisë për veteranin Faik Zogaj.

Kryetari i OVL të UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu, Fillimisht e ka falënderuar Komunën e Malishevës, për përkrahje, shoqatën e OVL të UÇK-së dhe të gjithë donatorët, që kanë kontribuar për ndërtimin e shtëpisë për Faikun. “Ju Faik, e gëzofshi shtëpinë, pasi realisht e keni merituar këtë me kontributin e juaj që keni dhënë”, ka thënë Kryeziu. Ai më pas tha se të gjithë veteranë në nevojë do të përkrahen në çdo formë dhe mundësi. Faik Zogaj, i ka falënderuar të gjithë, duke filluar nga Komuna e Malishevës, OVL e UÇK-së dhe të gjithë donatorët që kanë kontribuar për ndërtimin e shtëpisë.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …