Është mbajt mbledhja e XI-të e rregullt e Asamblesë Komunale në Deçan

Kuvendi i Komunës në Deçan mbajti takimin e radhës të kryesuar nga Dr.Haki Shehaj, ku në prezencën e Kryetarit të Komunës Bashkim Ramosaj, Drejtorëve të drejtorive, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe qytetareve, u debatua për shumë pika me rëndësi për Komunën e Deçanit.

Për këtë takim ishte propozuar ky rend pune:

– Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,

– Shqyrtimi i Projekt-Rregullores për përkujdesjen dhe mbrojtjen e fëmijës,

– Shqyrtimi i Projekt-Rregullores për Institucionet Edukativo-Arsimore të Komunës së Deçanit,

– Shqyrtimi dhe miratimi i Model Kodi i Etikës të Komunës së Deçanit,

– Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-Vendimit për shpallje të pronës me interes për Komunën,

– Marrja e vendimit për themelimin e “Vendgjuestisë së përbashkët Lojza” në Komunën e Deçanit,

– Marrja e vendimit për ndërrimin e Stemës së Komunës së Deçanit (prezantimi bëhet me video projektor në sallë) si dhe

– Të ndryshme

Para miratimit të rendit të ditës me propozim të tri grupeve parlamentare  LDK-së, PDK-së dhe PSD-së, në takimin e rregullt të KPF-së, është kërkuar që si pikë e rendit të ditës të diskutohet Marrëveshja ndërmjet komunës së Deçanit dhe KZM në lidhje me rrugën Deçan-Plavë dhe Zbatimi i Kontratës në mes të Komunës së Deçanit dhe kompanisë KELKOS. Ky propozim është diskutuar si pike e parë e rendit të ditës.

Seanca ka nisë me këtë pikë të rendit të ditës, ku lidhur me këtë, sqarimet e duhura janë dhënë nga i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ku në diskutim janë përfshi të gjitha subjekte politike duke shprehë pakënaqësitë e tyre, po ashtu dhe duke dhënë rekomandimet e tyre. Duke u bazuar në të gjitha diskutimet gjatë kësaj seance kryetari Ramosaj, kërkoi nga sekretaria e kuvendit qe të nxirret një vendim i përbashkët sa i përket kësaj teme dhe ky vendim të jetë një lloj dokumenti kundërshtues që del nga pakënaqësitë e grupeve parlamentare lidhur me mos zbatimin e kontratës nga KELKOS.

Seanca ka vazhduar me pikat e rendit të ditës 2 dhe 3

  1. Shqyrtimi i Projekt-Rregullores për përkujdesjen dhe mbrojtjen e fëmijës dhe pika

  2. Shqyrtimi i Projekt-Rregullores për Institucionet Edukativo-Arsimore të Komunës së Deçanit, janë votuar në parim për të ju nënshtruar proceduarave të mëtutjeshme dhe diskutimeve publike.

Për piken e  5-të të rendit të ditës janë dhënë sqarimet e duhura nga drejtori i Urbanizmit Ramë Melaj, e cila pikë më shumicë votash është miratuar. Po ashtu për piken e 6-të të rendit të ditës sqarimet e duhura janë dhen nga Drejtori për Bujqësi Rifat Stojkaj, edhe kjo pikë e rendit të ditës me shumicë votash është miratuar. Pika e 4-të e rendit të ditës pas diskutimeve dhe vërejtjeve nga grupet parlamentare, do të diskutohet në një seancë tjetër ku dhe do të kompletohet dokumentacioni në tersi nga komuna e Deçanit, ka një Kod të Etikes të miratuar në vitin 2010. Sa i përket pikës së 7-të, të rendit të ditës lidhur me marrjen e  vendimit për ndërrimin e Stemës së Komunës është bërë prezantimi me anë të projektorit, ku janë prezantuar tri modelet më të mira të përzgjedhura nga komisioni profesional, është votuar edhe nga asamblistët për Modelin e Stemës së parë që komisioni e ka vlerësua me më së shumti. Edhe dy Stemat te tjera vendi i 2-të dhe i 3-të, mbeten aset i komunës ndërsa stema e komunës është kjo në foto. Seanca ka vazhduar me piken të ndryshëm, ku në të ndryshëm pas diskutimit edhe në KPF, lidhur me kërkesën e Sindikatës se Pavarur te komunës së Deçanit për  pagesën e shujtës ditore për 131 Nëpunës Civil në total në vlerë prej 69,168.00 € edhe kjo pikë me shumicë votash është aprovuar mbete tek ekzekutivi komunal qe të gjej mënyrën e pagese se kësaj shume deri në përfundim të vitit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi vizitoi QKMF “DR. Fahredin Hoti”

Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti”, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë …