SQARIM OPINIONIT PUBLIK LIDHUR ME SHKRIMIN E GAZETARËS ARTA SOPI ME TITULLIN ”NË MES TË PANDEMISË, KRYETARI I VITISË DHE VLORA DUMOSHI SHPENZUAN MBI 450 EURO NË RAKI E MISH “ NË KALLXO.COM

Me qëllim të informimit të drejtë të qytetarëve të komunës së Vitisë dhe opinionit të gjerë, Zyra e Kryetarit të Komunës së Vitisë, dëshiron të ju njoftoj rreth shkrimit të gazetares Arta Sopi me titullin ”Në mes të pandemisë, kryetari i Vitisë dhe Vlora Dumoshi shpenzuan mbi 450 euro në raki e mish “ të publikuar në portalit informative kallxo.com. Ju njoftojmë se ky shpenzim nuk është bërë vetëm nga Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti e as jo nga Ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, znj. Vlora Dumoshi siç pretendohet në rend të parë në këtë titull tendencioz që aspak nuk paraqet të vërteten e shpenzimit në këtë drekë zyrtare, ku në fakt kanë marrë pjesë 36 persona. Në këtë drekë zyrtare kanë marrë pjesë kabineti i Ministrisë së MKRS-së, kabineti i zëvendës ministres së MAPL-së, përfaqësues nga klerit fetar katolik, këshilli i fshatit Stubëll e Epërme, përfaqësues i shkollës Dom Mikel Tarabulluzi, gazetarë, policë, stafi mbështetës i ministres dhe zv. ministres, përfaqësues të sektorit të kulturës në Viti dhe të tjerë. Dëshirojmë të ju njoftojmë se gjatë këtij viti Kryetari Haliti dhe Kabineti i tij kanë qenë të përkushtuar të bëjnë shpenzime minimale. Prandaj as nuk kanë shfrytëzuar të drejtën e “Paid Cash”.

Komuna e Vitisë dhe Kryetari Haliti, nuk kanë fshehur asgjë lidhur me këtë shpenzim të drekës zyrtare i cili është siguruar nga një këshilltare e Lëvizje Vetëvendosje përmes ligjit për Qasje në Dokumentet Publike. Mandej kryetari i komunës së Vitisë, ju ka lejuar atyre qasje në këtë faturë dhe të dokumenteve përcjellëse përmes një vendimi të posaçëm duke kërkuar nga zyrtari për shqyrtimin e kërkesave për qasje në dokumente publike që kjo faturë të ju përcjellët kërkuesit. Në këtë aspekt komuna e Vitisë është treguar transparente dhe në këtë formë kemi vepruar vazhdimisht edhe me kërkesat e vazhdueshme që kemi pasur edhe nga portali i kallxo.com për shpenzimet e drekave zyrtare të zyrtarëve të komunës sonë.

Me qëllim të informimit të drejtë të qytetarëve tanë ju njoftojmë se Ministrja Dumoshi ka qenë në takim me delegacionin e saj në Viti, për të pare nga afër punimet e shumta që po zhvilloheshin në ndërtimin e palestrës së sporteve dhe dy stadiumeve në këtë komunë. Gjithashtu ajo ka vizituar edhe shkollën e pare shqipe në Stubëll të Epërme të Vitisë ku më parë kjo ministri ka investuar në restaurimin e tij për shkak të rëndësisë së veçantë që ka ajo për vendin në përgjithësi. Në atë ditë është nënshkruar memorandumi për vazhdimin e Renovimit të Shtëpisë së Kulturës në Viti.

Komuna e Vitisë ka qenë dhe mbetet e përkushtuar të jetë transparente në shpenzimin e parasë publike duke lejuar qasje kërkesave të parashtruara nga subjektet e ndryshme si dhe nga qytetarët. Për shkak të transparencës së komunës sonë ne jemi vlerësuar në Top Komunat dhe si rezultat i Transparencës së lartë jemi përfitues të grandeve të ndryshme si dhe përfitues në projektet e organizatave kredibile ndërkombëtare që veprojnë në Republikën e Kosovës.

Është për keqardhje që gazetarja në fjalë ka dërguar e-malin me pyetjen rreth shpenzimit të kësaj drekës zyrtare dhe atë gjatë kohës së pauzës, në fakt në ora 12:44 dhe nuk ka pritur sqarimin nga komuna e Vitisë, por ka bërë publike lajmin e njëanshëm qysh në ora 14:09 në portalin kallxo.com e cila mund edhe të vërtetohet.

Sinqerisht

Kabineti i Kryetarit të Komunës së Vitisë

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …