Njoftim Publik për qytetarët e Vitisë

Propozim rregullorja për organizimin dhe bashkëpunimin e komunës së Vitisë me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane në komunën e Vitisë do të jetë në shqyrtim publik prej datës: 07.12.2020 deri 11.01.2021.

Kurse diskutimi publik për këtë propozim dokument do të mbahet me datën: 15.01.2021 në ora 10:00 në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti.

Me qëllim që qytetarët të njihen rreth këtij propozim dokumenti, Komuna e Vitisë, konkretisht Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun ka publikuar këtë propozim dokument në ueb faqen zyrtare të Komunës së Vitisë, kk.rks-gov.net në rubrikën Dokumentet në Shqyrtim Publik.

Kurse komentet, sugjerimet apo vërejtjet lidhur me këtë propozim dokument mund të dërgohen në formë elektronike në: [email protected].

Kurse në formë të shkruar mund të dorëzohen çdo ditë pune në Zyrën e Drejtorisë së Administratës në Viti. Ky diskutim publik është i hapur për të gjithë qytetarët vitias (Nëse lejohet shkaku i gjendjes së pandemisë).

Ju mirëpresim.

Zyra për Informim Publik dhe Marrëdhënie me Publikun

Komuna Viti

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi vizitoi QKMF “DR. Fahredin Hoti”

Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti”, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë …