Nënshkruhet kontrata për ofrimin e shërbimeve veterinare në tërë territorin e komunës së Rahovecit

Nënshkruhet kontrata për ofrimin e shërbimeve veterinare në tërë territorin e komunës së Rahovecit. Komuna e Rahovecit pas nënshkrimit të kontratës do fillojë procesin e vaksinimit për:

* Dehelminitizimi i deleve dhe dhive

* Sëmundjet klostidiale te gjedhet

* Vaksinimi i qenve shtëpiak me pronarë kundër tërbimit.

Vaksinimi pritet të fillojë të hënën në qytetin e Rahovecit, duke vazhduar më pas edhe në secilin fshat e vendbanim të komunës së Rahovecit. Ndërsa sa i përket fermave të regjistruara në regjistrat e drejtorisë së Bujqësisë, njoftohen se kontrolla dhe vaksinimi për gjedhe, dele dhe dhi do të bëhet gjatë tre muajve të ardhshëm. Të gjitha shpenzimet mbulohen nga Komuna e Rahovecit. Komuna e Rahovecit në vazhdimësi do të jet afër çdo bujku, fermeri e blegtori, në forma të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …