Kryetari Haliti i prekur me rastin e lëndimit të dhjetëra personave nga shpërthimi në Ferizaj

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, në emrin e tij dhe të institucioneve komunale shpreh keqardhje me rastin e shpërthimit në një restorant në Ferizaj, kurse të lënduarve iu uron shërim të shpejtë.

“Rasti i lëndimit të dhjetëra personave nga shpërthimi në Ferizaj, na ka prekur edhe neve si institucione, por edhe qytetarët e komunës së Vitisë. Në këto momente të vështira, ndajmë shqetësimin me familjarët, të afërmit, udhëheqjen komunale të Ferizajt dhe me kryetarin Agim Aliu. Lutemi që të prekurit të shërohen sa më shpejt”, është shprehur kryetari Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për zgjedhjen e Kryetarëve dhe Këshillave të Lagjeve Urbane, fshatërave dhe vendbanimeve në komunën e Rahovecit

Komisioni për udhëheqjen dhe koordinimin e procesit të zgjedhjes së këshillave lokale ka mbajtur takimin …