Shoqata e Fermerëve Kosovarë të Qumështit ndihmon fermerët e përmbytur në Shqipëri

Reshjet e dendura atmosferike po shkaktojnë vështirësi të shumta anekënd Shqipërisë

Reshjet e dendura atmosferike po shkaktojnë vështirësi të shumta anekënd Shqipërisë duke shkaktuar përmbytje e dëmtuar rrugë të shumta. Vështirësi më të mëdha janë shkaktuar në pjesën veriore të saj, sidomos në qarkun e Lezhës e të Shkodrës ku raportohet se janë përmbytur mijëra hektar tokë. Reshjet e shiut përveç përmbytjeve kanë shkaktuar edhe rrëshqitje dherash duke dëmtuar disa rrugë e disa i ka bërë të pakalueshme. Ekipet emergjente po vazhdojnë punët intensive nëpër vendbanime të caktuara duke evakuuar familjet që kanë mbetur në vende të përmbytura nga uji. Ndprkohë, ka shqetësime se situata do të jetë e tillë edhe në ditët në vijim për shkak nga pasojat e shkrirjes së borës e cila do të bënë që niveli i ujit të vazhdon të mbetet e njëjtë edhe për një kohë.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …