Zlatko Vujoviq: Beogradi po bën presion në Mal të Zi, për të ndryshuar identitetin e tyre kombëtar nga malazias në serb

Zlatko Vujoviq: Beogradi po bën presion në Mal të Zi, për të ndryshuar identitetin e tyre kombëtar nga malazias në serb

Kisha Ortodokse Serbe dëshiron të imponojë modelin e saj ideologjik-teokratik, duke i serbizuar malazezët, thotë kryetari i Qendrës për Monitorim dhe Kërkim, Zlatko Vujoviq. Ai thotë se për  Aleksandar Vuçiqin, është jashtëzakonisht e rëndësishme të” çlirohet “ose të margjinalizohet pjesëmarrja kombëtare e malazezëve në strukturën e përgjithshme të popullsisë. Ndryshimi i këtyre proporcioneve do të thotë gjithashtu të realizosh planet e Beogradit zyrtar. Është e qartë se, po bëhet presion te  një pjesë të popullsisë për të ndryshuar orientimin e tyre kombëtar nga malazias  në  serb, dhe kjo vërtetohet me statistike. Kjo është  faza e tretë e asaj që Aleksander  Vuçiq kishte njoftuar  në konferencën për shtyp më 6 Janar të vitit 2020. Ai përmendi rastin e Bosnjës së ndarë në tri entitete Vuçiç, dhe shtoi se  serbët kanë të drejta të ngjashme me statusin e serbëve në Bosnjë, ashtu sikur edhe shqiptarët në Maqedoninë. Me këto politika të Beogradit,  Mali i Zi rrezikon të humbasë karakterin e një shteti qytetar dhe të bëhet një shtet kombëtar serb, i ngjashëm me Serbinë dhe entitetin serb të Bosnjes,  thotë Vujoviç.

Kontrolloni gjithashtu

Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: KURTI DUHET TANI TA DËRGOJË NË KUSHTETUESE DRAFTIN E ASOCIACIONIT!

Albin po se bëre këtë tani nuk hyjmë në Këshillin e Europës! Nëse nuk hyjmë …