Vërshimet po shkaktojnë problem në disa fshatra të komunës së Rahovecit

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, në orët e vona i ka vizituar fshatrat të cilët nuk janë në situate të mire pas reshjeve të vazhdueshmet, e sidomos në Sapniq, Fortesë, Ratkoc etj., kryetari Latifi ka thënë se janë duke bërë çdo gjë që është e mundur për t’ju dalë në ndihmë. Dy familje janë evokuar nga fshati Sapniq, po ashtu edhe dy familje nga fshati Fortesë, disa familje edhe nga fshati Pataqan i Poshtëm, e tëra kjo pasi shtëpitë e tyre janë vërshuar si pasojë e reshjeve të pandërprera të shiut. Ndryshe, ekipet komunale të Rahovecit te të gjitha niveleve janë në terren të përgatitur për secilin intervenim të mundshëm. Kryetari Latifi ka kërkuar nga banorët që ta ruajnë qetësinë dhe shtojnë kujdesin, reshjet pritet të pushojnë, deri atëherë kemi nevojë për bashkëpunimin tuaj që bashkë ta tejkalojmë edhe këtë situatë! Ka thënë kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për zgjedhjen e Kryetarëve dhe Këshillave të Lagjeve Urbane, fshatërave dhe vendbanimeve në komunën e Rahovecit

Komisioni për udhëheqjen dhe koordinimin e procesit të zgjedhjes së këshillave lokale ka mbajtur takimin …