Kryetari Ramosaj, priti në takim lamtumirës Col.Gianluca Figus

Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, me bashkëpunëtorë ka pritur në takim lamtumirës Komandantin e RC West Colonel Gianluca Figus , i cili tashmë përfundon misionin e tije në Kosovë. Gjatë këtij takimi ata bashkë diskutuan për sfidat, projektet dhe punët e realizuara bashkë gjatë kësaj periudhe kohore derisa Col. Gianluca  Figus ishte në mision në Kosovë. Më këtë rast kryetari Ramosaj e falënderoi për bashkëpunim në trajtimin e temave me rëndësi gjatë kësaj periudhe kohore dhe realizimin e disa projekteve të përbashkëta. Po ashtu edhe Col.Figus, tha se jam i lumtur që bashkëpunimi ynë ka qen në nivelin e duhur dhe du me besu se edhe pasardhësi im Col.Francesko Maioriello, më të cilën u njohën gjatë këtij takimi do të jetë në shërbim të detyrës ashtu siç edhe kërkohet.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …