KOMUNA E JUNIKUT GJEGJËSISHT SHTABI EMERGJENT DHE EKIPA E EMERGJENCAVE PO VAZHDOJN ANGAZHIMIN NË LOKALIZIMIN E ZONAVE TË PËRMBYTURA DHE DËMEVE TË SHKAKTUATA NGA TË RESHURAT

Komuna e Junikut e përfshirë nga të reshura të mëdha gjatë javës së fundit, që sipas Institutit Hidrometeorologjik ishin më të shumtat në vend 198,8 mm lm2, të reshura që vështirësuan shërbimet për qytetar, si furnizimin me energji elektrike po ashtu edhe me rrjet telefonik e që zona të caktuara u përmbyten nga të reshurat e mëdha. Shtabi Emergjent dhe Ekipi i Emergjencave gjatë tërë kohës janë gjendur në teren me ekipet e kompanive për të lokalizuar zonat e përmbytura dhe që qytetarëve të mos iu ndërpriten shërbimet, e që në ekonomi familjare të caktuara është intervenuar në mënyrë që dëmet të minimalizohen. Luten qytetarët për mirëkuptim dhe të jenë të kujdesshëm në këtë situatë kur vendi dhe Ballkani po kalon një rrymë klimatike sfiduese me të reshura të vazhdueshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e katër të rregullt

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e katërt të rregullt. Me këtë rast …