Blerim Rrecaj ka botuar librin e dytë me poezi, titulluar, "Qoshet ku fola me veten"

Blerim Rrecaj ka botuar librin e dytë me poezi, titulluar, “Qoshet ku fola me veten”

Harta poetike e librit “Qoshet ku fola me veten”

Është botuar libri me poezi “Qoshet ku fola me veten” i autorit Blerim Rrecaj.  Në këtë vepër “ndeshemi” jo fort rrallë me “dëshpërimshpresat” e vendit tonë, siç thuhet në një varg të njëres prej poezive.

Studiuesi e kritiku, Berat Dakaj thotë se gjatë leximit vërejmë hartën poetike, relievi i së cilës është mbjellë me miniatura poetike që po aq sa janë të autorit po aq janë edhe të lexuesve.

E poeti, Bekim Muhaxheri thotë se duke e ditur se gjithçka është e përkohshme në këtë jetë, se gjithçka e ka një fund, Rrecaj lë gjurmët e tij duke na treguar sinqerisht se si e sa jeton dhe si e shtyn jetën deri në ditën tjetër.

Kjo është vepra e dytë e këtij autori, pas asaj me vargje e skica “Gjurmë kujtimesh e ngjyra stinësh”.

Kontrolloni gjithashtu

NESËR NË MITROVICËN SHËNOHET 26-VJETORI I RËNIES SË SHEMSI AHMETIT – KOMANDANT “SHEMI” DHE BASHKËLUFTËTARËVE

NESËR NË MITROVICËN SHËNOHET 26-VJETORI I RËNIES SË SHEMSI AHMETIT – KOMANDANT “SHEMI” DHE BASHKËLUFTËTARËVE

Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Mitrovicës, z. Bedri Hamza, dhe në bashkëpunim me …