Task Forca komunale në Komunën e Hanit të Elezit mbanë takimin e radhës

Task Forca komunale për mbikëqyrjen e zhvillimit të procesit mësimorë në kushte të Pandemisë së koronavirusit në Komunën e Hanit të Elezit mbanë takimin e radhës. Takimin e kryesoi kryetari i komunës Rufki Suma. Kryetari Suma i njoftoi të pranishmit me gjendjen aktuale lidhur me Pandeminë e Koronavirusit në Komunën e Hanit të Elezit. Sipas Kryetarit Suma gjendja mundë të vlerësohet e mirë pavarësisht disa rasteve sporadike të cilat po menaxhohen në përputhje me rekomandimet e IKSHP-së. Kryetari Suma tha se aktualisht edhe testet serologjike të cilat janë duke u realizuar në QKMF “Dr.Menduh Kaloshi” po konfirmojnë se një pjesë e madhe e banorëve ta kenë kaluar virusin ndërsa nga rastet të cilat rezultojnë pozitiv gjendja e tyre shëndetësore nuk paraqitet e renduar. Ndërsa Drejtori i DKA-së Menduh Vlashi tha se mësimi në shkollat e komunës është duke u realizuar ashtu siç ka qenë e planifikuar sipas skenarit A, me pjesëmarrjen e nxënësve në shkolla, por duke respektuar të gjitha rekomandimet e IKSHP-së dhe MASH-it. Gjendjen e mirë në shkolla si dhe zhvillimin me rregull të procesit arsimorë e konfirmuan edhe drejtorët e shkollave që ishin prezent në takim. Ata konfirmuan se janë duke i respektuar të gjitha masat e rekomanduara dhe se fatmirësisht nuk kemi as një rast të raportuar me Koronavirus. Anëtarët e Task Forcës komunale për mbikëqyrjen e zhvillimit të procesit mësimorë u zotuan për angazhim maksimal që të kontribuojnë që procesi arsimorë të zhvillohet në rrethana sa më normale.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …