Lajcak

Mirosllav Lajçak: Jam i inkurajuar me mbështetjen e fortë të shteteve anëtare të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi

Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak po i bën gati një vjet që nga emërimi i tij në këtë pozitë. E për të arriturat e tij, ai ka folur me ambasadorët e Bashkimit Evropian si dhe delegatët e BE-së. Lajçak me anë të një postimi në Twitter ka thënë se ka plane për javët dhe muajt në vazhdim në lidhje me këtë proces. Ai ka shtuar se e ka mbështetjen e fortë të të gjitha shteteve anëtare të BE-së. “Sot informova ambasadorët dhe delegatët e BE-së për vitin tim të parë në punë, si dhe ua shpjegova planet për javët dhe muajt pasues. Jam shumë i inkurajuar me mbështetjen e fortë të të gjitha shteteve anëtare të BE-së”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it Özkan Ulutaş: Prania e NATO-s, në Kosovë nuk ka afat përfundimtar

Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO në Kosovë, Özkan Ulutaş, ka deklaruar se prania e …