Gëzim Kelmendi

Gëzim Kelmendi: Në tubimet elektorale ju po luani me jetën e qytetarëve!

Kryetari i Partisë FJALA ka kritikuar tubimet elektorale ku po shkelen masat që ka marrë Qeveria kundër përhapjes së virusit  korona. Në një postim të tij ai ka shkruar:

Turp, marre, po luani me jetën e qytetarëve!

Turp për ish-kryeministrin Kurti dhe kryeministrin Hoti, turp për ud.presidenten Osmani!

Deri dje i keni dënuar qytetarët për mosrespektim të masave anti COVID-19, ndërsa sot i ftoni në tubime duke i nxitur t’ i shkelin vet masat.

Nëse Albin Kurti thotë se do të fitojë, pse atëherë rrezikon qytetarët?

Nëse Avdullah Hoti thotë se ka punuar mirë si kryeministër, pse atëherë rrezikon qytetarët?

Enver Hoxhaj, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, nëse nuk i kanë dënuar qytetarët, nuk do të thotë që tani të luajnë me jetët e tyre.

Kjo tregon se për këta ma të rëndësishme janë një grusht vota se vet jeta e qytetarëve.

 

Kontrolloni gjithashtu

Në shënim të 26 – vjetorit të rënies heroike të Sakip Mustafë Mulakut, më 28 prill 1999

LIRIDASHËSI NË SHËRBIM TË ATDHEUT  Ushtria Çlirimtare e Kosovës, si një Ushtri e Re, Ajo, …