Përfundon asfaltimi i rrugës në fshatin Koshtovë të Mitrovicës

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim  Bahtiri,  ka vizituar fshatin Koshtovë, me rastin e përfundimit të rrugës së asfaltuar, në lagjen Ibrahimi, me ç’rast u mirëprit nga banorët e fshatit dhe njëkohësisht u vlerësua për punën dhe përkushtimin e tij të treguar për banorët e kësaj ane.

Kryetari, Bahtiri, u nda i kënaqur me punët që  janë  bërë në përfundimin e kësaj rruge, kostoja totale e së cilës  arrin shumën  prej  28.000 euro.

“Ne po bëjmë përpjekje maksimale që ti plotësojmë kërkesat e qytetarëve, qoftë me ndërtimin e rrugëve, ndërtimin e kanalizimeve, sigurimin e ujit për pije dhe në përmirësimin e jetës së tyre” tha Kryetari, Bahtiri.

“Përfaqësuesi i  fshatit Koshtovë, tha se banorët e këtyre lagjeve, që po u shtrohet rruga në asfalt, në gjatësi prej 450 metra dhe me gjerësi prej 5 metra, janë shumë të entuziazmuar dhe ndihen shume falënderues për kontributin e treguar  në vazhdimësi nga ana e kryetarit, Bahtiri.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …