Tushila e Skenderajt së shpejti do të bëhet me rrjet të ujësjellësit

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura sot ka monitoruar nga afër punët në ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit në fshatin Tushilë të Skenderajt. Ai u shpreh i kënaqur më punët fillestare që po bëhen në këtë projekt.

Shtrirja e rrjetit të ujësjellësit në Tushilë po realizohet në kuadër të projekti për furnizim me ujë të 12 fshatrave të Skenderajt i filluar në nëntor të vitit të kaluar. Projekti përfshinë fshatrat: Açarevë, Burojë, Çubrel, Kllodernicë, Kopiliq i Poshtëm, Kopiliqi i Epërm, Kuçicë, Llaushë, Rakinicë, Turiqec, Vajnikë, Tushilë dhe është duke u financuar nga Qeveria e Zvicrës dhe Komuna e Skenderajt, ndërsa implementohet nga CDI.

Kontrolloni gjithashtu

Në Llukë të Epërme u mbajt manifestimi përkujtimor kushtuar 35-vjetorit të Kuvendit të Pajtimit të Gjaqeve

Sot në fshatin Llukë e Epërme të Deçanit u mbajt manifestimi përkujtimor kushtuar 35-vjetorit të …