KOMUNA E JUNIKUT NËNSHKRUAN MARRËVESHJE PËR RREGULLIMIN E UJËSJELLËSIT NË LAGJEN AGIM RAMADANI…

Kryetari i Komunës së Junikut Agron Kuçi është pritur në takim nga Ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit, Muharrem Nitaj me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet dhe projektet me ndikim ekonomik në komunën e Junikut, si dhe kanë nënshkruar dy marrëveshje bashkëpunimi. Marrëveshjet e nënshkruara janë marrëveshja e bashkëpunimi për bashkëfinancimin e projektit për rregullimin e ujësjellësit në lagjen Agim Ramadani në Junik dhe vazhdimin e rregullimit të shtratit të lumit Erenik. Ministri Nitaj përgëzoi kryetarin Kuqi për punën që po bën në përmirësimin e jetës së qytetarëve të komunës së Junikut dhe ofroi mbështetjen e tij dhe të ministrisë që ai drejton në realizimin e projekteve që janë në funksion të mirëqenies së qytetarëve të kësaj komune. Ndërsa nga ana e tij, kryetari Kuqi falënderoi ministrin e MEA-së, Nitaj për përkrahjen që po i ofron, në zhvillimin dhe avancimin e projekteve që kanë impakt pozitiv në jetën e qytetarëve të kësaj komune.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …