Kryetari Suma priti në takim Elmi Qerimi nënkryetar i Komunës Petrovec nga Maqedonia e Verut 

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, priti në takim Elmi Qerimi, nënkryetar i Komunës Petrovec nga Republika e Maqedonisë Veriore dhe Antonio Karalanov, menaxher i projekteve. Takimi është realizuar me qëllim të diskutimit për bashkëpunimin e mundshëm ndërmjet Komunës së Hanit të Elezit dhe Komunës Petrovec për të konkurruar në ftesën e radhës të IPA-fondeve për bashkëpunim ndërkufitarë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë Veriore.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci: 11 Marsi është kufiri i territ me agun e lirisë

Në përvjetorin e fillimit të demonstratave më 11 Mars 1981, Ramiz Lladrovci ka theksuar se …