PDK-ja, LDK-ja por edhe AAK-ja kanë vendosur që të mos e mbështesin Vjosa Osmanin për kryetare të Kosovës

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë vendosur që të mos e mbështesin për presidente Vjosa Osmanin. Në të njëjtën vijë është deklaruar ditë më parë pas takimit me Osmanin dhe Kurtin edhe Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se nuk e mbështet Vetëvendosjen, sepse në këtë mënyrë pushteti do të koncentrohej në një parti të vetme. Deri më tani, sipas burimeve, seanca për të votuar presidentin e ri është paraparë të mbahet në javën kur votohet edhe Qeveria e re, Java e ardhshme pritet të jetë përfundimtare sa i përket krijimit të institucioneve të reja. Të hënën, pak orë pas konstituimit të Kuvendit pritet të thirret edhe seanca për votimin e Qeverisë së re. Vjosa Osmani që ka dalë më e votuara nga zgjedhjet e 14 shkurtit, nuk po e merr edhe përkrahjen e opozitës për postin e kryetares së Shtetit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …