Kryetari Latifi, ka takuar përfaqësuesit e transportit urban që operojnë në komunën e Rahovecit

Gjatë ditës së sotme kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka takuar përfaqësuesit e transportit urban që operojnë në komunën e Rahovecit që janë hedhur në grevë, me të cilët ka diskutuar për shqetësimet e tyre për shkak të mos përmbushjes të marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Shoqatës së Operatorëve të Transportit Rrugorë të udhëtarëve me ministrinë e infrastrukturës, ministrinë e financave dhe Kryeministrin, për subvencionimin e operatorëve të transportit rrugor dhe të udhëtarëve. Kryetari Latifi u ka thënë përfaqësuesve të transportit urban se i kam të qarta shqetësimet e tyre, është nevojë e madhe dhe urgjente për të gjetur zgjidhje ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe SHTU-së, në mënyrë që t’i jepet fund grevës e të rifillojë mbajtja e linjave të rregullta, sepse një numri të madh të qytetarëve të komunës së Rahovecit, ju është pamundësuar lëvizja.

Kontrolloni gjithashtu

Në Mirash po vazhdojnë me intensitet të shtuar punimet për ndërtimin e rrugës kryesore  

Punimet për ndërtimin e rrugës kryesore në fshatin Mirash të komunës së Ferizajt po vazhdojnë …