Nënshkruhet marrëveshja trepalëshe për bashkëfinancim të Grantit për Performancë Komunale për vitin fiskal 2021

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, priti në takim pune Diellor Gashi Drejtor i Departamentit për Performancë dhe Transparencë Komunale, Shqiponja Vokshi Zyrtare në projektin DEMOS dhe Arbër Kadriu Konsulent. Ky takim është realizuar me qëllim të nënshkrimit të marrëveshjes trepalëshe për bashkëfinancim të Grantit për Performancë Komunale për vitin fiskal 2021. Ministria e Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Agjencinë Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA), si dhe Ambasadën Norvegjeze në Kosovë, kanë përgatitur Marrëveshjen trepalëshe për bashkëfinancim të Grantit për Performancë Komunale 2021 (GPK). Palë nënshkruese të këtyre marrëveshjeve do të jenë edhe komunat, si subjekte përfituese të GPK-së, konform kritereve të përcaktuara në Rregullat e Grantit për Performancë Komunale. Takimi ishte rast që të diskutohet Koncept-dokumenti që Ministria e ka në zhvillim e sipër për Performancë dhe Grant, MPL dhe DEMOS lidhur me funksionimin e matjes së performancës komunale, problemeve që janë hasur në këtë proces, vërejtjeve që mund të parashtrohen dhe propozimeve për avancim të sistemit, përfshirë pikëpamjet rreth vlerësimit të komunave për Grantin e Performancës.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për zgjedhjen e Kryetarëve dhe Këshillave të Lagjeve Urbane, fshatërave dhe vendbanimeve në komunën e Rahovecit

Komisioni për udhëheqjen dhe koordinimin e procesit të zgjedhjes së këshillave lokale ka mbajtur takimin …